Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestrimin e kontejnerëve që janë kthyer në port, që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme.
“ABC News” ka siguruar vendimin e Prokurorisë.
Anija “Moliva” që kthen 102 kontejnerë, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në portin e Durrësit.
Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC News se specialistët pritet të marrin kampionë të cilat do të dërgohen në tre laboratorë për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikshme.
Kontejnerët me afro 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.
/abcnews.al/