VIDEO/ Mbështetësit e Vangjush Dakos sulmojnë Ferdinand Xhaferajn në Durrës

schedule19:14 - 27 Prill, 2021

schedule 19:14 - 27 Prill, 2021

Kandidati i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj është sulmuar nga mbështetësit e Vangjush Dakos teksa numërohej kutia e fundit në këtë qark.

Siç duket edhe nga planet, Xhaferaj u afrua në vendin ku gjendej Dako për t’i thënë diçka në lidhje me ecurinë e numërimit, por është sulmuar nga mbështetësit e tij.

Kaq ka mjaftuar që edhe mbështetësit e Xhaferajt të afroheshin aty duke rrezikuar një përplasje me përmasa të mëdha, e cila për fat të mirë u shmang.

Lexo edhe: REPLIKAT/ Moret k…. nga Durrësi, Dako e provokoi, Xhaferaj i kujtoi amerikanët: Si nisi përplasja në Durrës

PS fitoi në Durrës duke marrë 8 mandate kundrejt , 6 mandateve të demokratëve. LSI nuk mori dot asnjë mandat në Durrës. /abcnews.al