VIDEO/ Mbappe nuk mjafton ndaj Rennes, PSG shmang humbjen në “frymën e fundit”

schedule22:16 - 25 Shkurt, 2024

schedule 22:16 - 25 Shkurt, 2024

Paris Saint Germain shmang “in extremis” humbjen e dytë sezonale në Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës u ndalën 1-1 nga Rennes në “Parc des Princes” në një ndeshje kur sistemi VAR u erdhi në ndihmë vendësve në limitet e kohës shtesë.

Mandanda bëri mrekullinë ndaj Vitinha në minutën e 20’-të për të ardhur më pas te goli që vendosi sfidën, i shënuar nga Amine Gouiri, me italianin, Donnarumma që detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta.

Në minutën e 59’-të, Mandanda nuk lejoi “fantazisti”, Ousmande Dembele të barazojë shifrat, , ndërsa në të 64’-tën Mbappe la fushën i zëvendësuar nga Goncalo Ramos, me “yllin francez” që nuk reagoi aspask mirë teksa “shpërtheu” ndaj teknikut Luis Enrique pas zëvendësismit.

Në limitet e kohësh shtesë gjyqtari kryesor pas konsultimit me sistemin VAR bën me shenjë për 11-metërsh në favor të PSG-së, që shndërrohet në gol pikërisht nga sulmuesi që zëvendësoi Mbappe, për të mbyllur në 1 me 1 një ndeshje me polemika, për një penallti të dyshimtë të akorduar në “frymën e fundit”, teksa PSG mbetet në vendin e parë me 54 pikë, 11 më shumë se Brest. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!