PSG arrin fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, duke lënë pas krahëve disfatat në dy javët e para. Kampionët në fuqi triumfuan 0-1 në fushën e Reimsit të Valon Berishës (e nisi si titullar) dhe Arbër Zenelit (u fut në fushë në minutën e 65-të).
Sfida u zhbllokua që në minutën e nëntë. Kombinim i bukur mes Kylian Mbappe dhe Mauro Icardit, me argjentinasin që realizon falë një diagonale të saktë.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 62-të dhe atë e shënoi sërish Icardi. Sërish Mbappe autori i asistit dhe 27-vjeçari latin nuk e ka të vështirë të shënojë me portën bosh. Kaq për këtë përballje dhe PSG ngjitet në vend të shtatë me 9 pikë.
Ligue 1, java e pestë
Reims-PSG 0-2
(Icardi 9′, 62′)