Mentor Mazrekaj ka shkëlqyer në Superiore me Partizanin, kur erdhi në fillim në verën e vitit 2013. Sulmuesi anësor shënoi gola të rëndësishëm dhe mjaft të bukur, duke i bërë tifozët e kuq të dashuroheshin pas tij.
Mazrekaj ende e ndjek Partizanin dhe dëshira ka qenë e madhe të rikthehej sërish e të luante me fanellën e kuqe, por pas dëmtimit nuk e gjeti më formën e dikurshme dhe shumë gjëra nuk kanë shkuar siç ai ka dashur.
Sot, para ndeshjes që Partizanin luan në shtëpi me Vllazninë, ai rikujton një gol që ua ka shënuar pikërisht shkodranëve. Minuta e 70-të, stadiumi “Loro Boriçi” ende i pa rikonstruktuar, shpërtheu në festë pas një goditjeje perfekte të Mazrekajt, i cili edhe sot kujtohet me mall nga tifozët e ekipit kryeqytetas. /abcnews.al