VIDEO/ Mauro Icardi i jashtëzakonshëm, Galatasaray fiton derbin ndaj Besiktas

schedule21:15 - 5 Nëntor, 2022

schedule 21:15 - 5 Nëntor, 2022

Galatasaray ka arritur të fitojë derbin ndaj Besiktasit, ndeshje e vlefshme për kampionatin turk.

Vendasit mposhtën Besiktasin me rezultatin 2-1, ku argjentinasi Mauro Icardi shënoi dy gola. Në minutën e 18-të, Ylmaz uli një top të bukur me kokë brenda zonës dhe Icardi fluturimthi shkatërroi portën e kundërshtarit me një goditje shumë të fortë. 10 minuta më pas, Besiktas barazon rezultatin me anë të Tosun.

Pjesa e dytë filloi në favor të Galatasaray, pasi Icardi mori një top të mrekullueshëm nga Oliveira dhe argjentinasi goditi bukur me kokë duke shënuar golin e fitores./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golat