VIDEO/ Zjarr në Lurë dhe Ulëz, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter

schedule16:56 - 16 Korrik, 2024

schedule 16:56 - 16 Korrik, 2024

Përfshihen nga flakët pyjet e fshatit Madhes të njësisë administrative Ulëz në Mat, si dhe në Lurë.

Zjarri i aktivizuar 5 ditë më parë po shkrumbon parkun kombëtar të Lurës. Kjo vatër zjarri që ka nisur në fshatin Gur Lurë, prej dy ditësh po përshkon gjithë terrenin e liqeneve të Lurës dhe tashmë ka mbërritur tek Liqeni i luleve. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është e pa llogaritshme.

Zjarrfikësit e kanë të pa mundur ta izolojnë dhe ta shuajnë, për shkak të terrenit të thyer dhe thellësive të kanioneve të maleve. Në të gjithë parkun kombëtar të Lurës nuk ka rrugë pyjore, dhe për pasojë nuk mund të fepërtojnë zjarrfikëset. Që nga dita e parë është kërkuar të ndërhyhet nga ajri, por deri në këto momente nuk ka pasur një përgjigje pozitive nga Emergjencat Civile. Sipas prefektit të Dibrës në terren prej 5 ditësh janë forcat e EC të Prefekturës, punonjës të Bashkisë dhe një trupë ushtarësh, por ende nuk kanë mundur ta izolojnë zjarrin.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot pyjet e fshatit Madhesh. Në këtë vatër ka pasur një ndërhyrje nga ajri por zjarri vazhdon ende

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!