VIDEO/ Manchester City pa mëshirë ndaj Norwich, Sterling shënon trigolësh

schedule20:24 - 12 Shkurt, 2022

schedule 20:24 - 12 Shkurt, 2022

Manchester City marshon. Kundërshtari i radhës që e pësoi prej kampionëve në fuqi të Anglisë ishte Norwich i Milot Rashicës, që u mposht 0-4.

“Qytetarët” shënuan vetëm një gol në pjesën e parë, me Raheem Sterling, i cili e zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë.

E dyta nisi me një gol tjetër, ketë herë nga talenti Phil Foden. Më pas skenën e mori sërish Sterling, i cili shënoi të tretin dhe të katërtin.

Të i fundit sulmuesi anglez nuk shënoi me penallti, por me topin e kthyer nga portieri nuk fali dhe e çoi në rrjetë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!