VIDEO/ Manchester City nuk fiton dot ndaj Southampton, 90 minuta për Brojën

schedule20:26 - 22 Janar, 2022

schedule 20:26 - 22 Janar, 2022

Manchester City nuk ka arritur të fitojë ndaj Southampton në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Të parët që shënuan ishin vendasit në minutën e 7-të me anë të Walker-Peters.

Pa mbaruar ende pjesa e parë, Broja shënon një gol të bukur por anësori ngre lartë flamurin për pozicion jasht loje.

Pjesa e dytë gjithashtu ishte me raste të shumta nga ana e Manchester City por goli nuk u gjend deri në minutën e 65-të nga Laporte.

Armando Broja u aktivizua për 90 minuta ku realizoi një performancë të mirë.

City vazhdon në krye të tabelës me 57-të pikë ndërsa Southampton në vendin e 12-të me 25 pikë./h.ll/abcnews.al