Rey Manaj fitoi minuta dje ndaj Espanyol B në kampionat, duke u aktivizuar në minutën e 67 dhe ia shpërbleu trajnerit të Barcelona B. Lushnjari shënoi një gol shumë të bukur, duke zbritur me shpejtësi në zonë dhe dribluar këdo që i doli përpara, derisa tundi rrjetën.
Golin e tij Manaj e ka publikuar në rrjetet sociale dhe komentuesit në postimin e tij në Instagram kanë qenë të shumtë. Mes tyre është edhe ish-mesfushori i Barçës, aktualisht pjesë e Sevillas, Ivan Rakitiç.
“Maestroooo”, shkruan kroati që duket se është impresionuar nga ai supergol i yllit të kombëtares sonë. Një tjetër personazh i njohur është emocionuar me golin e Manajt. Ai është ish-mbrojtësi i Barçës, Jeison Murillo, i cili shkruan: “Golazo Manaj”.
Në postimin e 23-vjeçarit nuk mund të mungonte as komenti i Sokol Cikalleshit, partnerit të sulmit në kombëtaren kuqezi. “Çfarë goli”, shkruan sulmuesi kavajas, që këtë sezon aktivizohet me Konyaspor në Turqi. /abcnews.al