Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mallkimi i barazimeve vazhdon, Teuta ndalet në shtëpi nga Kastrioti

schedule17:51 - 13 Mars, 2021

schedule 17:51 - 13 Mars, 2021

Teuta përndiqet nga mallkimi i barazimeve në shtëpi, teksa sot ka dalë 0-0 kundër Kastriotit. E nënta herë që “Djemtë e Detit” nuk fitojnë në shtëpi, një rekord negativ që u hoqi mundësinë të barazonin Laçin me pikë në krye të renditjes. Me këtë barazim Teuta barazohet me Partizanin dhe Vllazninë, që numërojnë nga 42 pikë.

 

Klasifikimi

 

Në duelin e sotëm Kastrioti rezistoi dhe madje mund të kishte shënuar në pjesën e parë, kur Ermir Rezi provoi në minutën e 31-të. Teuta u mundua shumë dhe rastin më të mirë e kishin kur Çela devijoi një top, që u ndal nga portieri Hidi.

Krutanët luftuan fort që të mos dilnin pa pikë, kurse durrsakët ishin të paqartë në sulm. Trajneri Martini aktivizoi në pjesën e dytë Krasniqin, Iran Junior dhe Kapllanin, por sërish goli nuk u gjet.

Kastrioti ikën i kënaqur nga Durrësi edhe me një pikë, pasi diferenca me Bylisin ka shkuar në shtatë pikë. Kampionati ka hyrë në një fazë shumë interesante, sikur për kreun e renditjes ashtu edhe për mbijetesën, sidomos me rezultatet e këtyre dy javëve të fundit. /abcnews.al

TEUTA-KASTRIOTI 0-0
TEUTA: Frashëri, Beqja (Kapllani 76′), Hoxha, Kouros, Jackson, Avdyli (Krasniqi 46′), E. Vila, Karabeci (Daja 58′), L. Vila, Bregu, Plaku (Iran Jr. 64′). Trajner: Edi Martini
KASTRIOTI: Hidi, Neziri (Neziri 83′), Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Nuriu (Okebugwu 55′), Mehmeti (Boyom 83′), Bardhi, Rezi (Daci 55′), Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.
Kartonë të verdhë: Jackson 15′ / Neziri 34′, Moraes 43′

79′ Teuta hidhet në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Dy raste të rrezikshme të durrsakëve dhe në një rast Hidi ndal kundërshtarët.

https://streamable.com/6oy3me

71′ Teuta i afrohet golit. Një top i hedhur në zonë nga Bregu u devijua nga Emiljano Çela, por portieri Hidi shmangu autogolin me devijimin e tij

https://streamable.com/jupo8q

31′ Xhulio Mehmeti vë në vështirësi Teutën, me një goditje të fortë nga brenda zonës. Portieri Stivi Frashëri reagon dhe largon rrezikun

https://streamable.com/rleyby

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!