Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Makina përplaset me zetorin, tre të lënduar në Lushnje

schedule15:48 - 7 Prill, 2026

schedule 15:48 - 7 Prill, 2026

Lushnje aksident në autostradë, mjeti tip golf përplaset nga pas me zetorin, tre të lënduar në spital.

Një aksident është shënuar në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip “Golf” është përplasur me një zetor. Përplasja ka qe tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga golfi. Nga aksident kane mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me të.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor tre të lënduarit kanë shkuar për marrjen e mjekimit në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po sipas bluve të qarkullimit në vendngjarje mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.



Pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit teksa është gjë e rrallë ky lloj aksidenti pasi në përgjithësi mjetet bujqësore nuk frekuentojnë autostradën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!