Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Një mjet tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin A.M., 23 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se i riu ka marrë plagë në kokë. Pas përplasjes 23-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se i riu ishte punonjës i një servisi aty pranë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

