Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Grabjan të Lushnjës si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Grabjan në vendin e quajtur “Tre Urat”. Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi Ilirjan Shuli, 48 vjeç, banues në Grabjan.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al