Pesë persona u dëmtuan nga përplasja e dy makinave në autostradën Fushë Krujë – Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës dhe të demtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja, njëra nga makinat ka përfunduar në parcelë në anë të rrugës.
Të plagosurit u dërguan në spital për mjekim, kurse policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tre nga të dëmtuarit ndodhen në gjendje më të rëndë, kurse dy persona mjekuan plagët dhe u larguan./abcnews.a