Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Milot. Policia e Lezhës njoftoi se një mjet tip furgon është përplasur me një makinë të shërbimit të policisë. Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë. Te plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Informacion paraprak i Policisë Lezhë
Më datë 04.05.2018, rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten, janë përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB drejtuar nga shtetasi D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç.
Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al