Ylli i PSG-së, Angel Di Maria, ka gjetur formën e tij më të mirë te kampionët e Francës, aty ku është titullar i padiskueshëm dhe një golashënues e asistues e rregullt.
Sot, faqja zyrtare e PSG-së, ka zgjedhur një nga golat e argjentinasit si golin më të bukur të ditës. Në takimin kundër Nice, i vlefshëm për Ligue 1, Di Maria shënoi një supergol, duke turpëruar ish-mbrojtësin e Bayern dhe të Brazilit, Dante.
Pasi i fut topin mes këmbëve kapitenit të Nice, Di Maria futet në zonë dhe gjuan me të jashtmen, duke mposhtur dhe portierin dhe duke shënuar një gol që vështirë ta harrojë. Thjesht fantastik!/abcnews.al
Ce toucher de balle de Fideo ?#GoalOfTheDay pic.twitter.com/OJoLPsMA0Q
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 18, 2020