VIDEO/ “Magji” nga distanca dhe asist i Bares, spektakël në Espanyol-Leganes

schedule22:20 - 11 Prill, 2021

schedule 22:20 - 11 Prill, 2021

Një gol shumë i bukur është shënuar në La Liga 2. Luhet Espanyol-Leganes dhe mesfushori Sergi Darder ka ka arritur të shënojë, duke tundur rrjetën nga një distancë e largët.

Portieri i Leganes ka larguar një top nga zonë e rrezikshme dhe Darder e ka kontrolluar dhe ka goditur menjëherë, duke e dërguar sferën menjëherë në rrjetë, pas vetëm 26 sekondash lojë.

 

Një gol shumë i bukur nga ana e numrit 10, teksa në fushë nga minuta e parë në këtë ndeshje është edhe Keidi Bare, mesfushori i Espanyol dhe kombëtares sonë.

Edhe vetë Bare ishte protagonist në golin e dytë të katalanasve, duke dhënë asistin. Mesfushori ka lëvizur bukur në hyrje të zonës dhe ka lëshuar një kros, që është shfrytëzuar në maksimum nga Nico Mr. /abcnews.al