Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 Janari”, Basha del nga SPAK/ Ish-ministri i Brendshëm u thirr si person që ka dijeni për ngjarjen

schedule17:26 - 30 Tetor, 2025

schedule 17:26 - 30 Tetor, 2025

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë nga ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët ai ka refuzuar të japë detaje se për çfarë u thirr nga prokurorët e posaçëm.

Më herët është bërë e ditur se Lulzim Basha është thirrur nga Prokurori i Posaçëm Alfred Shehu.

Sipas të dhënave paraprake, Lulzim Basha, është thirrur si deklarues lidhur me hetimin që po kryehet nga SPAK, për vrasjen e 4 prostesueve, ngjarje kjo e ndodhur më 21 Janar 2011.

Në atë kohë Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. Basha u paraqit i vetëm pranë SPAK pa praninë e avokatit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!