Interi po kalon një moment të mirë dhe diçka të tillë e shfaqi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Bologna. Zikaltrit fituan 3-1 në “San Siro” ndaj ekipit të Mihajlovic, duke u rikthyer në vend të dytë.
21 pikë numëron skuadra e Antonio Contes, një më shumë se Juventusi dhe dy më pak se Milani kryesues (luan të dielën në mbrëmje në transfertë ndaj Sampdorias).
Goli i Romelu Lukakut nuk mund të mos mungonte, teksa realizoi dy herë edhe Achraf Hakimi. Dygolëshi i parë me zikaltrit për anësorin maroken, teksa i dyti ishte shumë i bukur.
Pa vlerë rrjeta e Emanuel Vignato për Bolognan në mesin e pjesës së dytë. Një fitore morali për Interin përpara “finales” së mesjavës së ardhshme në Champions League.
Hakimi starting to hit form Serie Ass is in big trouble… pic.twitter.com/6YAjXn44i2
— Uncle Sharma (@RSharmzz) December 5, 2020
Djemtë e Antonio Contes presin Shakhtar Donetsk të mërkurën në mbrëmje. Fitorja është alternativa e vetme për t’u kualifikuar, teksa duhet të mos mbyllet në barazim dueli Real Madrid-M’Gladbach. /abcnews.al
Serie A, java e dhjetë
Inter-Bologna 3-1
(Lukaku 16′, Hakimi 45′, 70′ / Vignato 67′)


