Video/ Lukaku “dështon”, del bashkë me topin jashtë vijave anësore

schedule15:21 - 6 Janar, 2022

schedule 15:21 - 6 Janar, 2022

Romelo Lukaku është kthyer në shënjestrën e tifozëve për shkak të formës së dobët të treguar deri tani me skuadrën e Chelsea. Paraqitjet e sulmuesit belg lënë shumë për të dëshiruar dhe janë kilometra larg, shkëlqimit të tij te Interi.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, në një intervistë ai ka theksuar se nuk është i lumtur te “Blutë” e Londrës se dhe dëshiron një rikthim te zilaktërtit në Seria A.

Përveç kësaj një video e postuar në rrjetet sociale nuk iu ka shpëtuar tifozëve të cilët kanë kapur një episod të sulmuesit të lodhur në fushën e lojës, teksa në një moment kur belgu kishte topin në zotërim ai doli jashtë vijave anësorë, duke treguar se është jashtë formës së tij.

Kjo video është bërë virale në internet, ku ka marrë edhe mjaft “like”, me tifozët që vazhdojnë e ironizojnë 29-vjeçarin.

/f.a/abcnews.al