Luis Suarez largohet pas gjashtë vitesh nga Barcelona dhe do të luajë sërish në Spanjë. Sulmuesi uruguaian, i cili pati oferta të shumta këtë verë, pranoi propozimin e bërë nga Atletico Madrid dhe pritet të nënshkruajë me ta.
Para se të ndodhte diçka e tillë, Suarez ka zhvilluar një konferencë lamtumire në “Camp Nou” dhe krah tij ishte edhe presidenti Josep Maria Bartomeu. Sikurse edhe dje, kur iku me lot në sy nga qendra stërvitore, edhe sot Suarez u shfaq shumë i emocionuar.
❝I'll always be one more #Culer❞
— Message from @LuisSuarez9 to the Barça fans. #9raciasLuisWATCH LIVE on Barça TV+
▶️ https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/b2Qgctr5jU— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 24, 2020
Sulmuesi nuk mund t’i shmangte lotët, pasi te Barcelona ai ka dhënë shumë dhe lë shumë miq. Një prej tyre edhe Leo Messi, me të cilin ka një raport shumë të mirë. /abcnews.al


