Takimi mes Laçit dhe Luftëtarit, nuk kaloi pa polemika. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 0-2 në Gjirokastër, falë golave të Nwabueze me penallti dhe Xhixhës në minutat e fundit.
Pikërisht te penalltia e sulmuesit të Laçit, kishte shumë polemika. Nwabueze dylufton me një prej mbrojtësve vendas dhe gjithçka dukej e rregullt, i parë si një duel ajror të cilin Nwabueze e humbi.
As vetë sulmuesi i Laçit nuk pretendoi për penallti, pavarësisht rrëzimit në zonë. Gjyqtari kryesor i sfidës e konsideroi episodin si të ndëshkueshëm dhe akordoi penallti për Laçin. Video më poshtë, tregon qartë dhe pamjet e këtij episodi të diskutueshëm./abcnews.al
Penalltia e fituar nga Nwabueze: