VIDEO/ “Luftë për karrige” para fillimit të seancës, Foltorja përplaset fizikisht me gardistët në Kuvend

schedule09:31 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 09:31 - 7 Dhjetor, 2023

Foltorja ka filluar të krijojë tensione dhe kaos në Kuvend, ende pa nisur seanca plenare, ku do të votohet nen për nen buxheti i vitit 2024.

Deputetët e Foltores nuk janë lejuar nga Garda që të grumbullojnë karriget dhe t’i përmbysin, siç kanë bërë në seancat e fundit.

Në “luftën për karrige” ka përplasje fizike midis disa deputetëve, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati të cilët u konfrontuan me gardistët.

Ata madje përdorën edhe fjalor jo të përshtatshëm ndaj gardistëve.

Në seancë mungon Sali Berisha,  i cili është i përjashtuar, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka./abcnews.al