Futbollistët e Kukësit kanë vizituar sot stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës, i cili po ri-ndërtohet dhe pritet të jetë gati shumë shpejt për ekipin verilindor, i cili prej dy vitesh tashmë i luan të gjitha ndeshjet “jashtë”.
Trajneri Gega, së bashku me të gjithë futbollistët, kanë inspektuar punimet e deri tanishme të stadiumit. Ndërsa mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca, foli edhe për mediat e pranishme në stadium: “Duket se punimet janë në rrugën e duhur.
Shpresoj që stadiumi të përfundojë sa më shpejt dhe të kemi edhe ne shtëpinë tonë. E kemi thënë se Kukësit i mungon vetëm shtëpia dhe duam që sa më shpejt të kemi mbështetjen e tifozëve.

Ndeshja në Europa League? Besoj se jemi përgatitur mjaft mirë, falë Zotit nuk kemi pasur dëmtime. Dhe lojtarët e rinj janë shkrirë me grupin. Kemi dhe një javë kohë dhe shpresojmë te rezultati pozitiv”, u shpreh Rroca./abcnews.al

