VIDEO/ Liverpool shënon në Bergamo, Salah nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë

schedule21:08 - 18 Prill, 2024

schedule 21:08 - 18 Prill, 2024

Nuk mund të kishte nisje më të mirë, për “Të Kuqtë” e Liverpool, me djemtë e teknikut, Jurgen Klopp, që kanë arritur të gjejnë golin e parë të sfidës, ndaj “Bergamaskëve” të Atalanta, teksa duken të vendosur, për të përmbysur disfatën, 3 me 0, në “Anfield Road”.

Një ndrhyrje e gabuar nga Ruggeri, nuk falet nga kryesori i sfidës, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “Faraoni” i Liverpool, Mohamed Salah nuk gaboi, duke marrë avantazhin, në “Gewiss Stadium”. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN