“Të kuqtë” e Liverpool kanë hedhur totalisht poshtë atë çka ndërtuan në pjesën e parë të sfidës ndaj Brighton, teksa në “Amex Stadium” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, ndaj “pulëbardhave” të teknikut De Zerbi.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e djemtë të Jurgen Klopp, të cilët pas golit të pësuar në minutën e 21’-të nga Aingra “përmbysën” gjithçka me “faraonin”, Mohamed Salah, i cili realizoi një dopietë në minutat 40’ e 44’, mirëpo “pulëbardhat” nuk u dorëzuan edhe pse ishin në disavantazh dhe në minutën e 78’ ndëshkojnë miqtë, me anë të mbrojtësit Leëis Dunk.
Me këtë rezultat, “të kuqtë” e Liverpool ngjiten në vendin e 3-të në tabelë, me 1 pikë më pak se Manchester City dhe pikë të barabarta me “topçinjtë” e Arsenal, ndërsa “pulëbardhat” e Brighton mbesin në vendin e 6 me 16 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Simon Adingra, 1-0:
Goli i Mohamed Salah, 1-1:
Goli i Mohamed Salah, 1-2:
Goli i Lewis Dunk, 2-2: