Liridon Latifi, sulmuesi që sot feston 26-vjetorin e lindjes, një ditë më parë i ka bërë vetes një dhuratë në një ndeshje miqësore që Sheriff Tiraspol ka fituar ndaj Dinamo Auto (u rendit në vendin e katërt vjet në elitën e futbollit moldav).
Skuadra e Latifit triumfoi me shifrat 4-0 dhe sulmuesi realizoi me një goditje nga jashtë zone. Një nga ata gola që sulmuesi anësor i shënonte shpesh edhe në Kategorinë Superiore. /abcnews.al
https://www.facebook.com/LatifiOfficial/videos/2520137341640200/