Polonia përjetoi një disfatë ndaj Argjentinës (2-0) pasi dy skuadrat shkuan në 1/16. Robert Lewandowski në fund të ndeshjes zhvilloi një bisedë me Lionel Messin.
Asi 34-vjeçar u pyet për këtë nga Bild dhe zbuloi se çfarë u tha.
“Folëm pak, ishte mirë. I thashë se luaja më shumë në mbrojtje se zakonisht, por ndonjëherë kjo është ajo që i duhet skuadrës. Është një gjë e rrallë të jesh në qendër dhe të shënosh si mesfushor mbrojtës, por e dija se duhej të ndihmoja skuadrën time”, theksoi Leva.
Kujtojmë se Polonia, pavarësisht se pësoi 2 gola luajti në mbrojtje masive në minutat e fundit të ndeshjes, nga frika se mos pësonte golin e tretë dhe eliminohej me golavarazh nga Meksika. /G.D abcnews.al/
Lionel Messi and Lewandowski after the Game❤
Huge Respect!#Messi𓃵 #Messi #messi_day pic.twitter.com/o6Tx1VTgd6— Ishfaq Khan (@IshfaqK100) November 30, 2022