Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Leo Messi i pamëshirshëm, paralajmëron Napolin me “poker”

schedule17:56 - 22 Shkurt, 2020

schedule 17:56 - 22 Shkurt, 2020

Barcelona ka lënë pas problemet e kohëve të fundit dhe shkatërroi Eibarin me “manita”. Leo Messi ishte në një ditë fenomenale në “Camp Nou” dhe realizoi katër herë, ndërsa braziliani Arthur shënoi golin e pestë.


“Pleshti” realizoi tre herë brenda 26 minutave në pjesën e parë dhe vallëzoi mes mbrojtjes mike. I katërti erdhi dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Braithwaite debutoi për Barcelonën dhe dhuroi asist për kapitenin, i cili tallet me Eibar dhe vulos “pokerin” personal.

Një minutë më pas pati festë edhe për Arthur, i cili detyroi portierin mik të nxjerrë për herë të pestë topin nga rrjeta. Kjo fitore ngjit përkohësisht Barcelonën në krye me dy pikë më shumë se Real Madrid (luan në darkë ndaj Levantes) dhe Napoli i Gattusos është i paralajmëruar. /abcnews.al

Barcelona-Eibar 5-0
(Messi 14′, 37′, 40′, 88′, Arthur 89′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!