Emir Lenjani vazhdon të ruajë një formë të mirë me skuadrën e Sionit. Pasi u rikthye në Zvicër pas grumbullimit me kombëtaren kuqezi, Lenjani u aktivizua menjëherë titullar. Anësorit shqiptar i mjaftuan vetëm 19 minuta për t’u bërë protagonist në takimin kundër Luzern, duke dhënë një pasim perfekt për sulmuesin Doumbia.
Lenjani është i rrethuar nga shumë futbollistë kundërshtarë, por arrin të nxjerrë topin në këmbën e majtë dhe jep një pasim të milimetruar për sulmuesin e Sion, i cili nuk e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Ky gol kaloi në avantazh ekipin e Sionit në transfertën ndaj Luzern./abcnews.al
Zvicër: Super League, java 11
Luzern – Sion 0-1
Doumbia 19′