Flamurtari vazhdon të respektojë garën, edhe pse duhet një mrekulli që kuqezinjtë të qëndrojnë në Superiore. Skuadra vlonjate zhvilloi një ndeshje pozitive dhe frenoi Bylis në Ballsh. Ndeshja u mbyll pa gola, teksa vendasit humbën një penallti me anë të Hidit.
Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi ka karikuar djemtë e tij siç dallohet në videon e mëposhtme. Fjalimi i tij dha efekt pozitiv dhe Flamurtari doli i pamposhtur nga një transfertë e vështirë.
“Fituesit ndërtojnë ura për të kaluar problemet. Jo gjithmonë në futboll fitojnë më të mirët, por ata që kanë vullnet dhe vrapojnë më shumë. Duhet të kemi vullnet dhe të vrapojmë deri në fund për të dalë me rezultat pozitiv“, flet trajneri brazilian. /abcnews.al
View this post on Instagram