VIDEO/ Leipzig triumfon në shtëpi, shtyhet festa e titullit në Bavari

schedule17:21 - 25 Prill, 2021

schedule 17:21 - 25 Prill, 2021

Bayern Munchen duhet të presë për javën e ardhshme për t’u shpallur kampion. Leipzig mposhti 2-0 Stuttgart dhe ndodhet 7 pikë larg bavarezëve kryesues, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe tre javë kampionat.

Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 14-të. Naouirou Ahamada u largua me karton të kuq dhe fitorja u bë më e lehtë për djemtë e Julian Nagelsmann, të cilët zhbllokuan ndeshjen në minutën e parë të pjesës së dytë.

Amadou Haidara realizoi një gol të bukur me kokë pas krosimit të Dani Olmos. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 67-të. Penallti për vendasit dhe suedezi Emil Forsberg nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 2-0. /abcnews.al