VIDEO/ Leipzig nuk e mban dot ritmin e Bayernit, “Aspirinat” bien në shtëpi

schedule17:24 - 14 Mars, 2021

schedule 17:24 - 14 Mars, 2021

Përfundon pa fitues sfida Leipzig-Eintracht Frankfurt. Të dy skuadrat shënuan nga një gol dhe ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, rezultat që gëzon Bayern Munchen.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa e dyta nisi me avantazhin e skuadrës vendase. Emil Forrberg kaloi Leipzig në avantazh në minutën e 47-të, por Eintracht riktheu baraspeshën pas një ore lojë.

Daichi Kamada mori një asist nga Andre Silva dhe ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë një pikë pozitive ekipit të tij, që po lufton për t’u kualifikuar në Champions League.

 

Renditja e kampionatit gjerman

Dy pikë të humbura për djemtë e Nagelsmann, që shohin t’i largohet Bayerni kryesues me katër pikë. Gara vazhdon dhe deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 9 ndeshje.

Rezultat surprizë në përballjen Bayer Leverkusen-Arminia Bielefeld, që u luajt në orën 13:30. Miqtë fituan 1-2, duke siguruar tre pikë fantastike, ndërsa “Aspirinave” nuk i shërbeu rrjeta e Schick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!