Leicester ka gabuar shumë kohët e fundit dhe ka vënë në rrezik pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, “Dhelprat” e Brendan Rodgers e kanë nisur shumë mirë ndeshjen shtëpiake përballë Sheffield United.
Ayoze Perez ka kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 29-të. Sulmuesi anësor spanjoll, mori një top nga Thomas dhe mposhti portierin mik me një gjuajte të saktë.
Goli i tetë në kampionat për 26-vjeçarin dhe avantazh i çmuar për Leicester City, që po garon me Chelsea dhe Manchester United për vendin e tretë dhe të katërt në Premier League. /abcnews.al