VIDEO | LeBron James “makineri”, vendos rekordin unik në NBA

schedule15:35 - 20 Nëntor, 2019

schedule 15:35 - 20 Nëntor, 2019

LeBron James vendosi një tjetër rekord në basketbollin amerikan. Ylli i Lakers la pas legjenda si Michael Jordan apo Kobe Bryant.

Nëse do ta bënte dikush, ai ishte kandidati numër 1. Që pas largimit të Michael Jordan, NBA njeh vetëm një legjendë që mund të realizojë mrekullitë dhe ky është LeBron James. Veterani 34-vjeçar, që luan sikur të jetë djalë fare i ri, u bë i pari lojtar në historinë e basketbollit amerikan që realizon një “triple double” ndaj të 30 skuadrave kundërshtare.

As Michael Jordan, as Bill Russell, Jabari, Wilt Chamberlain, Kobe Bryant apo Magic Johnson nuk kishin qenë në gjendje për këtë. Lebron shënoi 25 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 10 asiste në fitoren që Lakers arritën ndaj Oklahoma City Thunder, me shifrat 112-107.

Suksesi nuk ishte aspak i lehtë dhe u deshën edhe 34 pikët e Antony Davis, por James nuk mund të ndalej. Rekordi më i fundit tregoi sërish se çfarë lojtari i shumanshëm është ai, padyshim më i kompletuar se kushdo tjetër që ka luajtur në Arenat e NBA-së përpara tij.

Nëse Jordan ishte i jashtëzakonshëm në saktësi dhe një kapiten i madh që fitoi 6 tituj, Lebron është më i fortë, duke kapur më shumë topa në tabela e duke shërbyer më shumë asiste. Ai është i katërti në renditjen e shënuesve të të gjitha kohëve dhe synon të dalë i pari, si dhe është në dhjetëshen e parë për asiste.

Gjithsesi, synim kryesor për LeBron James janë titujt në NBA, pasi ka fituar vetëm 3, ndaj i duhet ende shumë që t’i afrohet Michael Jordan. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!