VIDEO/ Lazio nuk i ndahet zonës Champions, Roma ngec në transfertë ndaj Monza

schedule23:37 - 3 Maj, 2023

schedule 23:37 - 3 Maj, 2023

Pas Milan-Cremonese e Verona-Inter janë mbyllur dhe 2 ndeshjet e tjera të mbrëmjes të vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim emocionit dhe rezultatet surprizuese nuk kanë munguar.

Në “Stadio Olimpico”, “shqiponjat” e Lazio kanë bërë detyrën teksa kanë fituar me rezultatin e pastër 2 me 0, ndaj Sassuolo-s së Nedim Bajramit. Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për djemtë e Maruzio Sarrit. Fillimisht një gol i Felipe Anderson në minutën e 14’-të të sfidës e më pas një gol i Toma Basic në minutën e 92’-të hipotekuan fitoren e vendasve.

Në krahun tjetër, në arenën “Brianteo”, vendasit e Monza kanë shtangur “verdhekuqtë” e Roma, teksa e kanë mbyllur ndeshjen me rezultatin 1 me 1. Golin e parë e shënuan miqtë, ku pas një rrëmuje në zonën e vendasve në mintuën e 24’-rt, Stephan El Shaarawy tregohet vigjilent duke i dhënë avantazhin të tijve. Mirëpo, vetëm 15 minuta më vonë një krosim i Nicolo Rovella përfundon në këmbët e mbrojtësit Luca Caldirola, i cili gjen të “përgjumur” portierin Rui Patricio, duke vendosur rezultatin 1 me 1.

Me këto rezultate, Lazio rrimer sërish vendin e 2-të në renditje, teksa tashmë ka arritur në kuotën e 64 pikëve, 1 më shumë se Juventus i vendit të 3-të, ndërsa Roma ka zbritur në vendin e 7-të të renditjes, teksa ka grumbulluar 58 pikë deri më tani dhe ka po aq pikë sa Milan e Atalanta. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Lazio 2-0 Sassuolo

Goli i Felipe Anderson, 1-0:

Goli i Toma Basic, 2-0:

Monza 1-1 Roma 

Goli i Stephan El Shaarawy, 0-1:

Goli i Luca Caldirola, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!