VIDEO/ Lazio me tjetër fytyrë në Serie A, Udinese ndëshkon 3 herë Strakoshën

schedule14:38 - 29 Nëntor, 2020

schedule 14:38 - 29 Nëntor, 2020

Lazio e Serie A nuk ngjan aspak me atë të Champions League. Sot në kampionat ishte përballë Udinese dhe kryeqytetasit dolën të humbur me shifrat 1-3.

Strakosha ishte titullar sot, por pësoi gola të evitueshëm, duke e nxjerrë tre herë sferën nga katërkëndëshi. Goli i parë erdhi në minutën e 18 me Tolgay Arslan. Pas rrjetës së pësuar Lazio u mundua të rrezikonte portën e Udinese, por pa arritur të konkretizojë.

Golat dhe rastet e LAZIO – UDINESE

Në limite të pjesës së parë miqtë gjetën edhe golin e dytë dhe ia bënë thuajse të pamundur Lazios përmbysjen. Për të hequr çdo dyshim mendoi Forestieri në minutën e 71-të , duke çuar shifrat në 1-3.

Immobile shënoi në minutën e 74-t me penallti, por vetëm kaq për Lazion në këtë ndeshje sepse përmbysja ishte mision i pamundur. Nëse Strakosha luajti gjithë ndeshjen, Muriqi nuk ishte i pranishëm as në stol sot. Lazio renditet e 9-ta në Serie A, pas po aq ndeshjesh në kuotën e 14 pikëve. /abcnews.al