Lando Norris ka humbur kontrollin e makinës së tij në sesionin e tretë të provave të Çmimit të Madh të Belgjikës.
Piloti i McLaren nuk e ka ruajtur dot kontrollin e makinës, në pistën e lagur prej reshjeve të shumta të shiut.
Lando Norris crash from on-board.#F1 #mclarenF1 pic.twitter.com/XceJLoYnmo
— Sweary Aaron (@TripperheadToo) August 28, 2021
Norris u përplas në muret rrethuese të pistës dhe makina e tij u rrotullua disa herë.
Për pilotin nuk kishte probleme, por provat u ndërprenë që pista të pastrohej dhe po pritet që të ulet sasia e reshjeve. Në 16:45 rinisin provat. /abcnews.al