VIDEO/ Lana del nga shtrati, Balliu: Tiranën s’e përmbyt shiu por vjedhjet

schedule14:38 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 14:38 - 22 Dhjetor, 2019

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë ditës së diel kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet. Disa rrugë janë përmbytur, ndërsa siç shihet në pamje, lumi i Lanës ka dalë nga shtrati. Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu hodhi akuza ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut, Veliaj.

Statusi i tij në facebook

Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.

Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.
Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.

Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.

S’mund të tolerohet më!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!