PSG arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme përballë Montpellier në shtëpi, ku të besuarit e Pocchetinos triumfuan me rezultatin 4-0. Tashmë parizienët janë shkëputur me tre pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Lyon, edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje për të luajtur.
Përpos ndeshjes së djeshme, ajo që ra në sy ishte një tentativë e mbrojtësit të PSG-së, Layvin Kurzaëa, për të shënuar një eurogol. Në minutën e 69-të të takimit, pas një krosimi në zonën kundërshtare topi përfundon në këmbët e francezit, i cili me një rrafishatë tenton të gjejë golin.
Goditja e anësorit ishte perfekte, por një prekje e lehtë e portierit Bertaud mjaftoi që topi të përplasej në traversë. I pafat Kurzawa sepse në rast se ai top do të përfundote në rrjetë, do të ishte një nga golat më të bukur të shënuar për këtë vit.
Kujtojmë që 28-vjeçari po kthehet në një nga lojtarët kyç të francezëve, pasi edhe një javë më parë ishte ai që i fitoren me golin e tij të shënuar kundër Angers në fitoren 0-1. /abcnews.al