Pas përfundimit të pjesës së parë të sfidës PSG-Nice, me rezultatin “e paqtë”, 1 me 1, të dyja skuadrat janë hedhur në fushë, në fraksionin e dytë të lojës, me qëllim arritjen e 3 pikëve “të arta”.
Mirëpo, teksa gjithë futbolldashësit prisnin golin e Paris Saint-Germain ka ndodhur e kundërta, me miqtë e Nice, që kanë gjetur sërish avantazhin. Një kundërsulm vrastar është finalizuar në mënyrë perfekte nga anësori i sulmit, Gaetan Laborde, me këtë të fundit që çon topin në rrjetë pas një pasimit të Terem Moffi, në minutën e 53′-të të sfidës. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: