Kastrioti ka befasuar Kukësin në “Elbasan Arena”. Krutanët kanë tundur rrjetën në minutën e 27 me Arbër Bashën, i cili ka finalizuar shumë bukur një kundërsulm të djemve të Ndreut.
Ai ka marrë një top në gjysmë lartësi dhe ka goditur mjeshtërisht, duke përplasur topin në tokë para se të shkojë te Tafas, i cili e kishte të pamundur për ta ndalur.
Një gol shumë i rëndësishëm ky, që i jep sfidës një tjetër udhë, me Kastriotin, që ka treguar se mund t’i ruajë avantazhet. /abcnews.al