Vetëm 6 minuta pas golit të “Katalanasve” janë kundërpërgjigjur menjëherë “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti, që kanë arritur të gjejnë një tjetër gol, në “El Clasico”-n, e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.
Një ndërhyrje e gabuar, nga Araujo nuk kalohet pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” brazilian, Vinicius Junior nuk gabon, duke plotësuar “tripletën” personale. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: