Futbolli ka ndalur edhe në vendin tonë, si në shumicën e vendeve të botës. Gjithsesi futbollistët vijojnë të stërviten në shtëpi, pasi së shpejti mund të nisë edhe kampionati. Ende nuk ka një datë, por në FSHF pritet t’i njoftojnë klubet të paktën dy javë para, në mënyrë që të përgatiten intensivisht dhe të jenë gati për ta mbaruar garën.
Klubi i Kukësit, ka postuar ditën e sotme edhe një video nga përgatitjet që futbollistët po bëjnë. Trajneri Orges Shehi dhe ndihmësi i tij, Rraman Hallaçi, po ndjekin përgatitjet e tyre, ndërkohë që edhe u japin edhe programin.
Kukësi renditet në vendin e dytë në kampionat dhe ka nëntë pikë më pas se Tirana kryesues, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga objektivi titull. /abcnews.al