VIDEO/ Kukësi ruan “perfeksionin”, likujdon Kastriotin në “Elbasan Arena”

schedule18:41 - 19 Shtator, 2021

schedule 18:41 - 19 Shtator, 2021

Kukësi ka fituar edhe sfidën javës së dytë ndaj Kastriotit, me këta të fundit që janë dorëzuar me shifrat 3-1. Rasti i parë i mirë erdhi në minutën e shtatë me Gashin, gjuajtja e të cilit shkoi “tangent” me shtyllën e portës së Kastriotit. Goli do vinte në kuadratin e anës tjetër në minutën e 27.

Arbër Basha finalizoi shumë bukur një zbritje të shpejtë të Kastriotit dhe i dha avantazhin skuadrës së Ramadan Ndreut. Pas 12 minutash erdhi edhe përgjigja e Kukësit. Ishte Edison Ndreca, i cili lëshoi një “raketë” drejt portës së Kastriotit dhe tundi rrjetën.

I njëjti protagonist tentoi edhe golin e dytë pak minuta më pas, por portieri krutan ndali parabolën e tij. Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Kukësi arriti të gjejë golin e përmbysjes. Ishte Edi Basa, i cili shfrytëzoi “turbullirën” në zonën e Kastriotit dhe “postoi” topin në rrjetë.

Kroati në minutën e 68 shënoi edhe një herë, për të çuar shifrat në 3-1 dhe “prenotuar” tri pikët për skuadrën e Diego Longo, që duket me tjetër marsh, krahasuar nga sezoni i kaluar. Kukësi numëron 6 pikë në dy ndeshjet e para, teksa ka shënuar plot 7 gola. Kastrioti pësoi humbjen e dytë radhazi. /abcnews.al