Është zhbllokuar takimi mes Tiranës dhe Kukësit në “Selman Stermasi”, me verilindorët që kanë kaluar të parët në avantazh. Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim 0-0, djemtë e Shehit kaluan në avantazh në minutën e 14-të të pjesës së dytë.
Në të 59-ën, është sulmuesi Cooper ai që gjen rrjetën. Pas një gjuajtje të Limaj nga distanca, sulmuesi verilindor përfiton nga topi i kthyer i portierit Lika, për të shënuar nga një distancë e afërt. Kukësi në avantazh në kryeqytet!/abcnews.al
Superiore, java 32
Tirana – Kukësi 0-1
Cooper 59’