Kukësi vijon merkaton dhe në Shqipëri së fundmi ka mbërritur edhe një mesfushor, i cili pritet të nënshkruajë dhe të zyrtarizohet. Bëhet fjalë për mesfushorin gjeorgjian, Mate Tsintsadze.
26-vjeçari, pjesë e Dinamo Batumi së fundmi, është një njohje e vjetër e verilindorëve. Ai ka luajtur me Torpedo Kuitasi kundër Kukësit në Europa League dhe tashmë i ka thënë klubit të Superiores për të vijuar karrierën.
Tsintsadze, pjesë edhe e kombëtares së Gjeorgjisë, në të shkuarën ka luajtur edhe në Poloni me Pogon Szczecin dhe në Letoni me Jelgava. Në vendin e tij ka mbrojtur ngjyrat e Lokomotivi Tbilisi, Dinamo Tbilisi dhe Rustavi. /abcnews.al