VIDEO/ Kualifikohen Napoli e Sociedad, Ali Sowe i shënon dy herë Romës

schedule20:57 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 20:57 - 10 Dhjetor, 2020

Napoli, Real Sociedad, Young Boys dhe Molde janë katër skuadrat që siguruan ditën e sotme kualifikimin në Europa League. Ekipi i Gennaro Gattusos luante për dy rezultate ndaj Real Sociedad në stadiumin “Diego Armando Maradona” (ndeshja e parë zyrtare në stadiumin me emrin e legjendës argjentinase).

1-1 përfundoi sfida e luajtur në Itali. Piotr Zielinski kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë falë një eurogoli, teksa baskët barazuan në minutat shtesë me anë të Willian Jose. Në fund festë në të dy kampet, me spanjollët që u kualifikuan pas humbjes së AZ Alkmaar në Kroaci kundër Rijekës.

Golat dhe rastet e NAPOLI-REAL SOCIEDAD

Arsenali po vuan në kampionat, por ndryshe është situata në Europë. Djemtë e Mikel Artetës mposhtën 2-4 Dundalk në Irlandë dhe e mbyllën garimin në grupin B me 18 pikë të plota. Fitore edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti 4-0 në shtëpi çekët e Slavia Prague (të dy ekipet ishin kualifikuar).

Golat dhe rastet e CSKA SOFIA-ROMA

Edhe Roma kishte siguruar më parë kualifikimin, teksa sot humbi 3-1 në Bullgari kundër CSKA Sofia. Marash Kumbulla e nisi si titullar, por vetëm një pjesë zgjati ndeshja e tij. Ali Sowe, ish-sulmuesi i njohur i Skënderbeut, realizoi dy nga golat e CSKA. /abcnews.al

Golat dhe rastet e DUNDALK-ARSENAL