Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kthyen apartamentin në “fole” prostitucioni, në pranga një shtetase kineze

schedule09:28 - 24 Qershor, 2025

schedule 09:28 - 24 Qershor, 2025

Pogradec- Një shtetase kineze është arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë, dy shtetaset kineze kishin përshtatur për ushtrim prostitucioni një apartament që e kishin marrë me qira në Pogradec.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe pronari i apartamentit. Gjatë aksionit, janë sekuestruar shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!